Viktoria nga Rusia dhe Francesko nga Italia prej dy muajsh jetojnë në Shqipëri. Ata erdhën në fillim për 10 ditë pushime dhe zgjodhën Vlorën, por më pas nuk mundëm më të largohen.
Ata u tërhoqën nga bukuritë e qytetit, por më së shumti nga mundësia për të bërë biznes. Menduan të hapin agjenci turistike për të tërhequr turistë të tjerë në këtë qytet.
“Sapo erdhëm, Vlora, deti, njerëzit ishin faktorët kryesorë për këtë vendim tonin. Madje kemi filluar dhe biznesin tonë këtu dhe ndihemi kaq të mirëpritur. Italianët dhe shqiptarët kanë një raport shumë të ngushtë me njëri-tjetrin e jemi si vëllezër. Pavarësisht opinionit të përgjithshëm jo pozitiv për shqiptarët, por realisht për mua është e kundërta! Madje dhe agjencisë sonë i kemi vendosur ngjyrën e flamurit shqiptar madje dhe simbolin e saj, shqiponjën! Është një nga flamujt më të bukur! Kam ftuar dhe prindërit e mi të vijnë në Vlorë e të jetojnë pranë nesh”, shprehet Francesko.
“Jam e dashuruar me Vlorën, natyrën, detin dhe njerëzit. Jemi shumë të lumtur këtu dhe arrij të ndjej se kemi të përbashkëta si popuj..ndjej kulturën dhe traditë ruse në familjet shqiptare. Gjithashtu shikoj që dhe kultura dhe komunikimi me italianët e ka bërë këtë vend shumë kulturor”, rrëfehet Victoria.
Për shkak të pandemisë, në Vlorë këtë vit kishte shumë më pak turistë, por Francesko dhe Viktoria shpresojnë që me ardhjen e pranverës, frika të ikë dhe turistët t’I rikthehen qytetit.
Top Channel