Mjeku neurolog në qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Drini Dobi, i infektuar me Covid-19 është transportuar në një spital në Itali dhe gjendet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Mjekët italianë i kanë dhënë shpresë për kurimin e tij nëse i sigurohet shtrimi dhe trajtimi në spital për disa javë. Ministrja Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se qeveria shqiptarë do të paguajë kurimin e doktor Drini Dobit.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka shprehur mbështetjen ndaj tij teksa shton gjithashtu se ka komunikuar vazhdimisht me familjen e doktorit në Itali dhe i uron atij shërim të shpejtë.

Postimi i plotë i ministres:

“Kam një falënderim për të gjithë ata qytetarë dhe kolegë, të cilët janë solidarizuar me doktor Drini Dobin, sot kur ngrohtësia e mirënjohjes për kontributin human dhe profesional është kaq e rëndësishme në luftën kundër sëmundjes.

Doktor Drini luftoi me Covid-in dhe lufta e tij për jetën po vazhdon për arsye të komplikacioneve të mëtejshme. Personalisht kam qenë në komunikim të vazhdueshëm me familjen e doktor Drinit dhe me mjekët që po ndjekin trajtimin për problemin e komplikuar shëndetësor të tij.

Qeveria shqiptare ka marrë përsipër ta mbështesë financiarisht kurimim e doktor Drinit, deri në shërimin e tij të plotë. Forca Doktor Drini!”- shkruan Manastirliu.

Familjarë dhe të njohur të mjekut janë bashkuar për të siguruar mbështetje financiare për kurimin që mund t’i shpëtoj jetën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA