Përmes platformës akademi.al, nxënësit e klasave të 6 deri në klasat e 11 duhet të zhvillonin mësimin online, sipas skenarit të dytë për mësimin e kombinuar që nisi nga 1 dhjetori.
Pas ankesave drejtuar Top Channel se platforma është jo funksionale së bashku me mësuesen e kimisë Almën provuam të bëheshim pjesë e klasës virtuale, por nuk mundëm.
“Hymë te akademia. al fusim të dhënat emrin dhe fjalëkalimin që cdo shkollë ka kodin specifik të saj. Dhe identifikohemi. Ja siç e shikoni nuk futemi dot. Dhe këtë problem e kanë jo vetëm mësuesit por edhe nxënësit. Nuk njeh të dhënat. Edhe tim biri i ndodh”…
Edhe pse rreth 400 shkolla po zhvillojnë mësim të kombinuar nga 1760 që janë gjithsej në Shqipëri në varësi të kushteve specifike, secila prej tyre ka nxënës apo staf pedagogjik të karantinuar të cilët duhet të mësojnë nga interneti, por kjo ka sjell një mori problematikash duke filluar që te ngërçi i platformës akademi.al !
“Nuk mban rrjeti kur futet një numër i madh nxënësish dhe mësuesish atëherë cfarë duhet të bëjë mësuesi? Do kalojë te ëhats app. E dyta nëse mësuesi do të rrijë në shkolla drejtuesi i institucionit duhet të sigurojë internet në shkollë, nuk do punojmë nga telefoni. Vështirësia e tretë ka fëmijë që nuk i përgjigjen mësimit online se ju mungojnë aparatet , sikurse ka edhe mësues që si sigurojnë dot. Unë jam një mësuese por jam dhe një prind dhe në shtëpi kam një aparat . Unë duhet t’ia lë fëmijës apo duhet të punojë unë me nxënësit?. I kemi kërkuar ministrisë të sigurojë për të gjithë mësuesit e shqipërisë të sigurojë kompjutera që të ketë mësimdhënie cilësore”.
Top Channel