‘Ilaçet po i blejmë vetë”/ Të afërmit e të sëmurëve me covid paguajnë deri në 4 mijë euro në Kosovë

07/12/2020 19:49

Trajtimi i rasteve të rënda me coronavirus është bërë një barrë e rëndë financiare për familjarët e pacientëve.

E.M nga rrethi i Prizrenit, tregon se babi i tij tash e shtatë javë është duke marrë trajtimin në Spitalin e Prizrenit, për çka ka shpenzuar rreth 4 mijë euro për ilaçe.

Këtë kosto thotë se e ka rritur më tepër luhatja e çmimeve të ilaçeve nga barnatoret, në veçanti tek bari favipiravir që përdoret tek pacientet me Covid 19.

Por shefi i repartit të infektives thotë se aktualisht spitali është furnizuar me afër 90 për qind të ilaçeve të nevojshme.

Ankesa për koston e lartë të barnave dhe luhatshmërinë e çmimeve, pacientët kanë shtruar ankesa edhe tek Shoqata për Mbrojtjen e të Drejtave të Pacientëve.

Top Channel