Eltiona Skana si duket në 2020/ foto nga procesi gjyqësor

Dita e nesërme do të jetë vendimtare për Eltiona Skanën shqiptaren e cila i preu me thikë fytin një vajze 7 vjeçare në park në muajin Mars të këtij viti.

Të premten e shkuar mbeti në fuqi pranimi i fajit nga ana e saj vetëm për plagosje.

Prokuroria angleze u tërhoq nga akuza për vrasje pasi ishin disa dëshmi të mjekëve të cilët thatë se ajo vuante nga skizofrenia e si pasojë e sëmundjes u përfshi në goditjen me thikë të Emily Jones.

Nesër në gjykatën e Manchesterit gjykatësi do të japë masën e dënimin. Nuk bëhet fjalë për dënim me burg por vetëm sa vite do të qëndroj në një spital psikiatrie i sigurisë së lartë.

Sot për herë të parë e përditshmja “The Sun” publikoi një foto të Eltiona Skanës të disa viteve më parë kur ajo mbërriti dhe kërkoi azil në Angli si një person e trafikuar për prostitucion

Ky fakt gjatë procesit gjyqësor u zbulua se ishte një mashtrim për të marrë azilin.

Sakaq Top Channel ka mundur të sigurojë këtë foto se si duket sot Eltiona Skana.

Fotoja është marrë nga një video link përmes të cilit ajo ndiqte nga spitali seancat gjyqësore.

FOTO GALERI
1/8
Eltiona Skana si duket në 2020/ foto nga procesi gjyqësor

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA