Drini Çaushi përmes lidhjes me Skype në emisionin “Shqipëria Live” foli rreth temës së takimit me Maraddonën dhe bluzen e tij me firmën e Maraddonës.
“Shyqyr që mu dha rasti ta ndaj këtë arritje që e kisha ëndërr që ta takoja në Athinë pas dy herësh ndërhyrje dhe që unë të bëja çdo gjë për ta takuar. Nuk kam paguar asnjë lek, kam takuar shumë yje të botës dhe nuk kam paguar dhe i kam joshur që ti takoj pa para. Herën e parë erdhi nga ana psikologjike dhe mendore shumë keq. Nuk u arrit herën e parë që të takoja idhullin e fëmijërisë time. Takimi pas shumë mundimesh dhe manovrash arrita deri aty që të hy në suitë ku ndodhej Maradonna duke ngrënë drekë dhe dy veta që ne ishim na thanë të kalonim tek ballkoni i suitës për të bërë foto. Kam hedhur bluzen e Napolit dhe kur e kam takuar i kam thënë unë nuk jam Argjentinas por Shqiptar dhe e udhëzoi vetë bodyguard që të hipja sipër për ta takuar. Tre veta që ishim ne duhet të bënim një foto. Nëse ju paguani 100 mijë euro Maraddona vjen në Shqipëri. Herën e dytë që ka ardhur në Greqi ishte një tjetër njeri Maraddona se ishte i paparashikueshëm për të bërë magji. Kam qenë vetë prezent kur shkatërroi suitën e tij sepse firma PUMA nuk kishte paguar për ardhjen e tij. Më kanë kërkuar bluzen me firmën e Maraddonës për 15 mijë euro”, tha Drini.
Top Channel