Drafti për ndryshimet në Kodin Penal/ Luarasi dhe Cukali: I kopjuar nga Italia, problematik. Ndreca: Nuk ka fuqi juridike

07/12/2020 21:32

Një draft i publikuar gjerësisht mbi punimet në kodin penal në media dy javët e fundit ku thuhet se shpifja apo edhe memet do të jenë të dënueshme me ligj, ka ngritur debate në opinionin publik.

Pikërisht për këtë po diskutohet sonte në Open ku, panelistët shprehën mendimet e tyre.

Plarent Ndreca: Këto janë dokumente të një grupi pune, pra nuk janë të firmosura dhe gati për të kaluar në kuvend. Nuk ka asnjë firmë mbi të, pra ministria ka ngritur një punë. Nuk ka fuqi juridike. Nuk ka dënime me burg por gjoba.

Ervin Salianji: Është test nga qeveria, mënyrë për tërheq vëmendjen nga keqmenaxhimi i pandemisë. Qeveria tenton të kalojë filtrin e gjërave në institucione të saj. Kufizon patjetër lirinë e medias.

Ndreca: Aty nuk flitet për mediat po për shpifjen, po flasim për ndryshime në kodin penal, në tërësinë e tij. Shpifja nuk bëhet vetëm në media.
Ky nen shprehimisht ka qëllim reputacionin dhe integritetin e njeriut.

Salianji: Qeveria e ka shumë shqetësim median. Është kërcënim kjo ndaj gazetarëve. Qeveria ka qëllim vetëm propagandën.

Ndreca: ka dhe një ligj që nuk është anti shpifje.

Iris Luarasi: Kam qenë kundër kësaj paketës anti shpifje. Kurse kjo që po flasim sot, kjo është ndryshime në kodin penal, dhe po flasim për rishikimin në tërësi të tij. Ky draft ka rreth një muaj që qarkullon.
Po të shikojnë dhe njerëzit kodin penal italian do shohin që është përkthim i mirëfilltë i tij

Adriatik Lapaj: ky Kapitull ka problematikat e veta, ka vend për rregullim për shpifjen por shoh problematike disa pika. mënyra si është bërë nuk është e sinqertë.

Koloreto Cukali: Nuk ka rëndësi në ca niveli është drafti, por të diskutojmë mbi të që ta ndreqim. Fryma që ka ky nen, është marrë nga Italia, por neni atje është shumë problematik konsiderohet si një nga më të këqinjtë në Europë. Mirë bëhet që punohet mbi shpifjen por këtu shoh se është rënduar akoma më shumë ky nen, shton masat dhe represionet .

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA