“Do të ketë koalicion?”, Topalli në Top Talk: Asnjë bashkëpunim me Bashën, Metën apo Ramën

07/12/2020 16:03

Ish-kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli ndodhet sot e ftuar në emisionin Top Talk në drejtimin e gazetarit Denis Dyrnjaja.

Topalli  është përgjigjur shumë e prerë nëse do të kishte bashkim votash me ndonjë nga partitë e vendit. Ajo tha se s’do të ndodhë asnjë koalicion me Ilir Metën, Edi Ramën apo Lulzim Bashën.

“Lëvizja është kundër tre kryetarëve të korruptuar, votat do të shkojnë tek demokratët por as tek Ilir Meta, as Edi Rama, as Lulzim Basha. Heshtja e shumë njerëzve po përkthehet me votë. Ata kanë një vetëdije politike dhe dinë të mendojnë për familjen e njerëzit, duhet të lëvizim në dy drejtime e çdo forcë politike që janë kundër tre kryetarëve. Gjatë kësaj periudhë ka një fenomen, politika e mbylljes, e mos hapjes apo e përçarjes, por ne duhet ta ndryshojmë këtë”, tha Topalli.

Në datën e zgjedhjeve të këtij viti, më 25 prill Topalli do të jetë në garë me partinë e saj  “Lëvizja për Ndryshim”. Kujtojmë se partia, e cila do të ketë si akronim gërmat LN, thuhet se u themelua nga Topalli, Adela Kryeziu, Evald Serreqi dhe Najada Selmani dhe një numër anëtarësie prej 5,199 personash. Ndërsa ngjyrat e partisë do të jenë e bardha, bluja dhe portokallia.

Më herët, parti krijoi deputeti Myslym Murrizi. Ndërsa ish-deputetja e PD-së Hajdari krijoi një lëvizje politike të quajtur “Nisma”.

Top Channel