Muçi ndez Turqinë me një gol spektakolar, Shpendi dhe Tuci bëjnë krenarë shqiptarët
Menjëherë pas përfundimit të shortit, trajneri Edi Reja ka dhënë një konferencë për shtyp virtuale, duke treguar përshtypjet e tij për grupin i cili në pamje të parë duket shumë i vështirë.
Trajneri i kuqezinjëve është munduar të tregohet realist për atë që do të na duhet të përballet.
Edi Reja: Kemi qëlluar të jemi në një grup shumë të vështirë, duke përjashtuar këtu Anglinë që është kokë grupi dhe sigurisht do të ishte një ekip i fortë, mjaft skuadër e vështirë dhe në formë është Polonia e Levandovskit. Gjithashtu edhe Hungaria është në një formë të mirë. Sigurisht paraqitja mirë në Ligën e Kombeve na jep mundësinë që t’i luajmë ndeshjet dhe mos ta fillojmë këtë fushatë eliminatore si të humbur, megjithatë shpresoj që kur të zhvillohen këtoi ndeshje në vitin e ardhshëm të kemi tifozët në stadium që do të jenë një plus i madh.
Po cilat janë synimet tona, pavarësisht vështirësive në letër?
Edi Reja: Vërtet nuk kemi një objektiv për të fituar por do të dëshironim një vend të dytë gjë që edhe me Poloninë na bëhet e vështirë, por ne do të provojmë, sido të jetë këto ndeshje do të jenë një ekpseriencë shumë e madhe për ne dhe për këta lojtarë. Duke parë këtë gjë ne si objektiv kemi kualifikimin në Europianin e 2024, që do të thotë se deri atëherë ne do të kemi mundësinë edhe për të krijuar përvojën e mjaftueshme.
Ndërkohë trajneri ka zbuluar se edhe vota e tij pikërisht përpara fillimit të shortit për lojtarin e vitit ka qenë për sulmuesin polak të Bajernit të Mynihut Robert Levandovskin një nga lojtarët kyresorë edhe të Polonisë, kundërshtarit tonë.
Top Channel