Aksidenti tragjik në Kamëz ku humbi jetën 22-vjeçarja, mikesha e saj i bën dedikim prekës: S’e pranoj dot humbjen tënde!

07/12/2020 09:48
Aksident tragjik në Kamëz

Një aksident fatal ndodhi të shtunën në rrugën “Demokracia”, Kamëz ku humbi jetën 22-vjeçarja Alida Spahiu, ndërsa e plagosur mbeti 19-vjeçarja Deni Doku e cila ishte shoferja e makinës tip SMART që u përplas me një makinë tjetër.

Pas aksidentit, 2 vajzat u shoqëruan në spital për të marrë mjekim të specializuar, por njëra prej tyre nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra.

Deni Doku i ka bërë një dedikim mikeshës së saj që ndërroi jetë, duke u shprehur se nuk e pranon humbjen e saj duke e quajtur ditën e aksidentit si ditë “e zezë”.

“Nuk e di nga t’ia nis dhe si t’flas për këtë person kaq të rëndësishëm për mua. Motra ime. Nuk e pranoj dot humbjen tënde. Me duket sikur po më pret në shtëpi ashtu siç më prisje ti gjithmonë! Alida Ti je pranë meje, Ti do jesh gjithmonë pjesë e shpirtit tim. Pjesë e zemrës time e trupit tim. Je e pandashme, je pranë meje .

Gjithmonë do të mbetesh e tillë Alida ime, asgjë s’mund të na ndajë, as ajo nate e zezë, as fati tmerrues, as ajo skëterrë që më tronditi fort. Asgjë. Je këtu me mua. U prefsh në paqe shpirt i bardhë. Jeta ime është e jotja dhe është mbyllur aty ku u përfundua e jotja. Lujla më e bukur e parajsës, të dua”, shkruan ajo.

Postimi i 19-vjeçares Deni Doku

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA