Ftesa e Kurtit për të propozuar 3 emra për President, Abdixhiku: Mund të nxjerrim emrin e Vjosa Osmanit, kryeministri të japë 66 votat e tij
25/04 17:15
Kryeministri Avdullah Hoti ka bërë të ditur se në fund të kësaj jave do të diskutohen masat me qëllim të parandalimit të përhapjes së sëmundjes infektive koronavirus.
Ai në Pressing të T7 ka thënë se masat aktuale, përfshirë orën policore në komunat e vendosura në zonën e kuqe për shkak të numrit të lartë të rasteve me COVID-19, do të mbeten në fuqi edhe për një kohë dhe se lehtësimi i tyre do të varet nga numri i të infektuarve.
“Numri i rasteve fatale është i lartë, por këto masa e kanë ndaluar rritjen e rasteve të reja. Në fund të kësaj jave do t’i analizojmë këto masa dhe do të sillemi në përputhje me situatën”, tha Hoti./KosovaPress/
Top Channel