​La Liga spanjolle, analizë dhe programi i ndeshjeve

05/12/2020 12:54

La Liga rikthehet sot me disa përballje interesante në kuadër të xhiros së 11, ku ndër ndeshjet më interesante do të jenë ato mes Sevillas e Real Madridit dhe Cadiz me Barcelonën, përcjell KosovaPress.

Një ndër ndeshjet më interesante të programit të sotëm i takon Sevillas e Real Madridit. Sevilla hyn në këtë ndeshje në pozitën e pestë, ku pas nëntë xhirosh ka regjistruar pesë fitore, një barazim dhe tre humbje, kështu duke arkëtuar gjithsej 16 pikë. Në anën tjetër Real Madridi kërkon të këndellet nga humbja që pësoi në Ligën e Kampionëve kundër Shahktar Donetsk, ku në La Liga pas 10 xhirove pozicionohet në vendin e katërt me pesë fitore, dy barazime dhe tre humbje, dhe gjendet në kuotën e 17 pikëve.

Ndeshje tjetër interesante do të jetë ajo mes Cadiz dhe Barcelonës. Skuadra e Cadiz janë duke pasur një sezon të mirë, ku pas 11 ndeshjeve kanë arkëtuar 15 pikë, me katër fitore, tre barazime dhe katër humbje dhe gjenden në pozitën e gjashtë në tabelë. Kurse ekipi i Ronald Koeman kërkon fitoren me çdo kusht, ku pas nëntë xhirosh kanë regjistruar katër fitore, dy barazime dhe tre humbje, duke mbledhur 14 pikë gjithsej, dhe duke u pozicionuar në vendin e shtatë në tabelë.

Programin e ditë së shtune në kuadër të La Ligas e gjeni të bashkangjitur më poshtë.

14:00 Levante (19) – Getafe (11) (Stadiumi Estadio Camilo Cano)

16:15 Sevilla (5) – Real Madrid (4) (Stadiumi Ramon Sanchez-Pizjuan)

18:30 Atletico Madrid (2) – Valladolid (18) (Stadiumi Wanda Metropolitano)

21:00 Cadiz CF (6) – Barcelona (7) (Stadiumi Nuevo Estadio Ramon de Carranza)

Top Channel