Tottenham apo Arsenal/ Kane, në fushë te derbi londinez

04/12/2020 10:37

Kampionati anglez i futbollit do të prezantojë këtë fundjavë një ndeshje emocionuese mes Tottenham-it dhe Arsenalit, derbi i Londrës që do të vijë përmes platformës DigitAlb e që do të përplasë dy pretendentët për titullin.

Skuadrat ishullore pas rezultateve të ndryshme në Europa League rikthehen me fokus te kampionati.  Harry Kane me të gjitha gjasat do të drejtojë vijën ofensive për Tottenham kur të dielën të luajë me rivalët e veriut të Londrës, Arsenal në Premier League. Sulmuesi influencues nuk ishte i përfshirë në transfertën e Spurs në Austri. Por Mourinho, i njohur për lojërat e tij të mendjes i ka rezistuar dëshirës për të bërë “bllof” dhe pret që kapiteni i Anglisë të përballet me Topçinjtë.

“Besoj se ai do të jetë në gjendje të mirë. Unë mund të bëj një bllof dhe të pretendoj se është i dëmtuar, por ai nuk është dhe mendoj se ai do të luajë në derbi”, tha Mourinho pasi ekipi i tij arriti të kualifikohet në raundin tjetër të Europa League.

Kane ka qenë një pjesë integrale e fushatës së Tottenham në kampionat duke shënuar 13 gola dhe duke siguruar 11 asiste në 16 ndeshje. Spurs qëndrojnë në krye të Premier League pasi nuk humbin që nga fundjava e hapjes së sezonit dhe kanë marrë rezultate premtuese kundër rivalëve në javët e fundit. Tottenham luan të dielën në orën 17:30 kundër Arsenal.

Top Channel