Edhe pse instituti i sigurimeve shoqërore ka njoftuar zyrtarisht qe shërbimet të kryhen kryesisht online për të shmangur kështu kontaktet fizike në mënyrë që të përballohet më së miri pandemia e covidit.
Nuk mungojnë radhët e gjata sidomos për moshën e tretë. Të cilët drejtohen pranë postës për te marr pensionet dhe ankohen se sistemi online nuk funksionon.
“Këto ditë kanë vënë njoftime që s’merren këtu pensionet po do vijnë tua sjellin në shtëpi. Nuk është zgjidhje kjo që të presim për pensionet . Bashkëshorti ka aplikuar online po s’kemi marr përgjigje . Kam mbi dy muaj që s’më ka ardhur askush…kaos”
“Unë kam ikur në fresk me qira se po shembet pallati pensionin shkoj e marr njëherë në muaj në kombinat. Ku vijnë ata. Për online ku merr vesh nëna 82 vjeç..”.
“Ku ti sjellin keta në shtëpi mashtrojnë. Posta 100 të zezat , rrimë në radhë ka goxha”
“Ku i dinë ata adresat i ngatërrojnë, më mirë i marr vetë”
“Po ku më leverdis të na i sjellin në shtëpi, duan 2 mijë lekë për dy pensione”, kanë thënë të moshuarit.
Top Channel