Në sa zona kandidojnë kryetarët? Basha, vetëm në një zonë. Rama dhe Kryemadhi ende pa përgjigje

04/12/2020 19:42

Kompromisi i arritur mes pakicës dhe shumicës parlamentare për kodin e ri elektoral u riktheu mundësinë kryetarëve të partive të kandidojnë në katër zona zgjedhore.

Drejtuesit e partive të vogla ishin ata të cilët kërkuan rikthimin e këtij neni, për të cilin OHDIR në rekomandimet e pas zgjedhjeve të 2009 kërkoi rishikim të dispozitës, me argumentin se ajo binte ndesh me parimin e barazisë dhe mosdiskriminit. E drejta e kryetarëve për të kandidatuar në më shumë se një zone, nuk u mbështet as nga opinioni paraprak i Venecias, i cili mes shumë rekomandimeve i kërkoi kryetarëve të partive politike të përmbahen për të mos kandiduar në disa zona, ndërsa pas zgjedhjeve te 25 Prill ekspertët e Komisionit kërkojnë shfuqizimin e kësaj mundësisë për liderët e partive politike.

Në selinë e Partisë Demokratike për të pyetur Lulzim Bashën nëse do e shfrytëzojë mundësinë që kodi i ri elektoral i jep kryetarëve të partive. Zyrtarisht selia blu na konfirmoi se kryetari demokrat ka vendosur të kandidojë vetëm në një zone zgjedhore duke mos dhënë më shumë detaje se cila do te jetë ajo.

Monika Kryemadhi e ka shprehur hapur dëshirën për të kandiduar në më shume se nje zone elektorale.

Krahas Fierit, zërat flasin se kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim po sheh mundësinë e kandidimit edhe në Tiranë dhe Elbasan, por zyrtarisht nuk ka një konfirmim zyrtar.

Me e rezervuar duket selia rozë, nga ana e së cilës nuk ka ende një përgjigje se në cilën zonë do kandidojë kryetari i saj Edi Rama.

Top Channel