Marketing apo banalitet? Newell’s me fanellat e Maradonës

04/12/2020 10:24

Kriza ekonomike e futbollit për shkak të pandemisë Covid-19 nuk i duket askujt në klubet mesatare. Edhe gjigantët e sportit më popullor në planet po e ndjejnë efektin negativ financiar, por më të vegjlit janë ata që kërcënojnë ekzistencën e tyre, duke gjetur mënyra të diskutueshme.

Për të përballuar rënien e të ardhurave dhe krizën e likuiditetit ka me të vërtetë të gjitha mënyrat e mundshme dhe të imagjinueshme. Në Argjentinë, siç po ndodh në të gjithë botën, klubet nuk po shkojnë shumë mirë, por te Newell’s Old Boys ndoshta kanë patur një ide kontroverse që një fatkeqësi ta kthejnë në favor. Ndoshta një goditje gjeniale e destinuar të japë pak oksigjen në arkat e koorporatave. Të gjitha falënderimet në fillim për Leo Messin, i cili mund të mos ketë luajtur as edhe një minutë me klubin e Rosario, por që sigurisht mbetet tifozi i tyre më i famshëm në botë.

Nderimi i argjentinasit në fushë si homazh për Maradona-n ishte pjesërisht i papritur, sepse në vend që të vishte një fanellë argjentinase, numri 10 i Barçës preferoi atë të Newell, i veshur si Diego në kthimin e tij në shtëpi. Një skenë që bëri xhiron e botës.  Kjo ka shtyrë klubin argjentinas të rihedhë në treg për shitje, fanellën ikonike të vitit 1993. Për çdo tifoz do të jetë e mundur të ketë bluzën që veshi Diego dhe me të cilën Messi e kujtoi legjendën me një nderim që do të mbetet në kujtesën e të gjithëve.

E gjitha nisi pas shumë kërkesave të marra, të cilat çuan në marketimin e bluzës. Newell’s ka nxjerrë në treg ka dy paketa, ajo standarde dhe ajo premium, me pesë fotografi të Maradonës në kohën kur ai vishte ngjyrat e skuadrës. E pamundur të mos pranosh për Newell’s se ky është një plan thuajse i përsosur marketingu. Megjithëse sigurisht që do të ketë kritika.

Top Channel