Ndërron jetë “miku i gazetarëve”/ Ish deputeti Marko Bello, humbi jetën nga covid në një spital turk

04/12/2020 08:18

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Marko Bello është ndarë nga jeta në moshën 59-vjeçare.

Pas  një qëndrimi disa javor në Turqi Marko Bello e humbi betejën me Covid 19. Në periudhën 1997-2000, Marko Bello ka shërbyer si ambasador i Shqipërisë në Rumani dhe më pas zv/ministër i Mbrojtjes.

Marko Bello ka qenë deputet i PS-së për  3 mandate nga viti 2001 – 2013. Gjithashtu ai ka mbajtur dhe postin e ministrit për Integrimin Evropian dhe ministër Shteti për Koordinimin Qeveritar.

Në vitin 2009 zoti Bello iu bashkua Lëvizjes për Mendim  ndryshe në PS një lëvizje e cila kishte si kërkese kryesore, që kur partia humb zgjedhjet, kryetari jep dorëheqjen.

Përfshirja në këtë lëvizje bëri që ai mos të kandidohej më si deputet nga PS.

Presidenti Ilir Meta shprehet se ky lajm i tronditi të gjithë.

“Sa shumë dhimbje nga kjo ikje e parakohshme e një miku, bashkëpunëtori, kolegu, intelektuali aktiv, qytetari model e familjari shembullor! thotë kreu i shtetit.

Taulant Balla numri dy i PS thotë se  gjatë këtyre javëve beteje shpresuam çdo moment se Marko do t’ia dilte. Sepse Marko ishte një njeri i fortë e plot energji.

Petro Koci një prej miqve të shumtë  tregon për Top Channel si e njohu dhe çfarë  cilësisë dhe vlerash përçoi në politikë  shqiptare Marko Bello.

“Mbi të gjitha dua të vlerësoj tek ai qytetarinë. Nëse ka nevojë sot për një gjë politika është qytetaria. Dhe mendoj se Marko ishte një shëmbull i gjallë i qytetarisë në politikë dhe jetën publike. Natyrisht nuk duhet të harrojmë se kishte dimensionin tjetër të një ambasadori të shkëlqyer dhe ishte një petagog që kontrolibutin e njohurive të tij ia kalonte brezave”, tha Petro Koçi.

Muhamed Veliu: A ndjehej i keqardhur që nuk ishte aktiv në politikë prej 2013tës?

“Natyrisht. Një politikan që nuk ka pengje mendoj se nuk është politikan i vërtetë dhe sigurisht ai kishte pengjet e veta. Njerëz si Marko Bello do ti duheshin përsëri PS. Ka nevojë politika për energji për vitalitet për prurje të reja por natyrisht ka nevojë për përvojë për eksperiencë. Politika dhe shteti kanë nevojë për përvojë”, tha Koçi.

Ngushëllimeve për familjen Bello, iu bashkua edhe kreu PD Lulzim Basha. “Një shqiptar i mirë, një diplomat plot dinjitet, një politikan me integritet të lartë dhe një mik shumë i çmuar prej 45 vjetësh. Ky ishte Marko Bello për mua” shkruan ish ministri punëve të jashtëme Besnik Mustafaj.

Ndërsa ne gazetarët që raportojmë zhvillimet politike do ta kujtojmë Marko Bellon si ndër të paktët që nuk kursehej të na ndihmonte në punët tonë të përditshme.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA