134 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 26 në gjendje më të rëndë

04/12/2020 10:18

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës janë duke u trajtuar 134 pacientë me COVID-19.

Nga spitali kanë njoftuar se 4 pacientë janë në respirator (CPAP) dhe 88 pacientë janë në oksigjenoterapi. Ndërsa 26 pacientë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Nga virusi COVID-19 në Spitalin e Pejës janë shëruar 13 pacientë.

“13 pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga Covid -19 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. 134 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 4 Pacientë janë në respirator (CPAP), 88 pacientë janë në oksigjenoterapi, ndërsa nga këta, 26 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 205 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor dhe nga këta 29 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtejshëm.

Top Channel