Gennaro Gattuso ka pranuar të nënshkruajë një kontratë të re me skuadrën e Napolit, raporton drejtori sportiv i skuadrës italiane Cristiano Giuntoli.

Gattuso i cili është 42 vjeç, ka kontratë me Napolin deri në fund të këtij sezoni, pasi e zëvendësoi trajnerin Carlo Ancelotti, në dhjetor të vitit të kaluar.

Që prej kohës kur ai e pranoi postin e trajnerit tek skuadra nga Seria A, Gattuso e dërgoi Napolin deri tek fitimi i Kupës së Italisë në edicionin 2019/20, ku edhe ishte trofeu i parë i tyre nga viti 2014.

Top Channel