Rama raporton për OSBE, kryeministri:1 vit në krye të misionit, sfidë dhe debutim dinjitoz për Shqipërinë

03/12/2020 15:18

Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga kryesimi i presidencës së OSBE, në ministerialin e zhvilluar online kryeministri Edi Rama ka raportuar për problematikat dhe çështjet që ishin prioritet i Shqipërisë si kryesuese.

Rama tha se për të gjithë ka qenë një vit i vështirë për shkak të pandemisë, por është vëne re në këtë periudhë se bashkëpunimi mes palëve në çështje të caktuara nuk është më prioritet, dhe se përçarja po dominon marrëdhëniet.

“Mund të konfirmoj atë që paraardhësit e mi kanë ngritur. ne jemi në krizë, një krizë në përkeqësim. Kjo nuk është një një situatë që i është shkaktuar organizatës nga njerëzit e saj dhe struktura. kjo gjendje është shkaktuar nga ne vendet anëtare të osbe, Supozohej të kishim një vizion të përbashkët të krijuar në Helsinki e të vazhduar në vende te tjera. Por po i largohemi gjithnjë e më shumë kësaj sepse parimet tona nuk respektohen, sepse divergjencat po rriten, sepse përballja zgjidhet përmbi bashkëpunimin, përçarja zgjidhet mbi bashkëpunimin. kjo duhet të na shqetësojë të gjithëve, duhet të mbajmë parasysh edhe botën përtej rajonit të OSBE”, tha ai.

Rama i është rikthyer edhe një herë prioritetit të shpallur në fillim të presidencës së Shqipërisë, krizës në Ukrainë. Sipas tij gjatë vizitës që zhvilloi atje pa nga afër sesi konflikti kishte ndikuar mbi popullsinë.

Gjatë vizitës në Ukrainë pashë sesi OSBE mund të ndikojë për të zgjidhur. situata u stabilizua dhe pas 27 korrikut kur u vendos edhe armëpushimi gjerët janë përmirësuar, edhe pse incidentet e vogla apo viktimat  nuk kanë munguar”, tha ai.

Rama u ndal edhe tek kriza ne Bjellrorusi, ku nënvizoi se atje nuk ka pasur përmirësime të dukshme.

Në Bjellorusi nuk ka përmirësime, ka vijuar shkelja e të drejtave të njeriut, dhuna dhe plagosjet. Shpresoj që Bjellorusia ta marrë në konsideratë këtë ofertë të OSBE, për të qenë atje në kryesinë e re që do ta marrë suedia. një mësim nga kjo krizë në Bjellorusi ishte se OSBE, mbetet instrumenti i fundit. Kjo tregoin se në këtë hapësirë duhet të përqendrohemi dhe të zgjedhim që si ta bëjmë këtë organizatë një instrument efikas”, tha ai.

Duke u ndalur tek kriza e shkaktuar nga pandemia, kryeministri Rama tha gjatë ministerialit se ka qene një vit i vështirë për të gjithë. Sipas tij është konsatuar se pandemia ka shtuar krimin kibernetik dhe dhunën në familje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA