E vetmja kirurge grua në Shkodër shuhet nga COVID-i, bashkëshorti: 22 mijë njerëz kanë kaluar nëpër duart e saj

03/12/2020 13:43
Zyliha Kraja

E vetmja kirurge grua në Shkodër, Zyliha Kraja ndërroi jetë 80 vjeçare më 4 nëntor pasi u infektua nga COVID-19.

Pas përkeqësimit të shëndetit ajo nuk mundi dot që ta përballonte luftën e ashpër me COVID-in. Dramaturgu i njohur dhe bashkëshorti i saj, Fadil Kraja në një lidhje live në emisionin ”Shqipëria Live” tha se 22 mijë jetë njerëzish kanë kaluar nëpër uart e saj.

“Një ndër 3 më të vjetrat në Shqipëri pas  22 mijë jetë njerëzish kanë kaluar nëpër duart e saj, nuk e di se çfarë duhet të bëhet tjetër që të quhet nderi i kombit. Më shumë e kam rritur unë vajzën se sa ajo sepse ikte në punë e kthehej në shtëpi të nesërmen. U përlesh fyt a fyt dhe humbi prej saj, iku kur unë kisha shumë nevojë për të”, tha ai.

Sipas familjarëve, ajo u rikthye në kohën e pandemisë në spital, ku edhe u infektua. Kraja ishte një ndër specialistet më të mira në historinë e spitalit të Shkodrës dhe prej 15 vitesh shërbeu si kirurge edhe doli në pension.

Në maj të vitit të kaluar, Top Channel i kushtoi një reportazh mjekes shkodrane ku deklaroi se do të shërbente në spital deri ditën e fundit të jetës së saj.

Top Channel