Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj në fjalën e mbajtur ditën e sotme në parlament tha se qeveria po bën investime me rëndësi në turizëm dhe infrastrukturën e vendit.
“Qeveria Rama ka negociuar një marrëveshje me BERZH për zhvillimin e turizmit në vend. Programi do të zbatohet nga Fondi Shqiptari Zhvillimit dhe do të zgjasë deri në vitin 2025. Investimet do të jenë në Vlorë, Berat, Shkodër dhe Korçë që janë zona me potencial të madh turistik. Të katra bashkitë do të kenë larmi investimesh. Marrëveshja tjetër me BERZH është për të na ndihmuar për përballimin e pandemisë COVID. Në Berat do ketë investime në Parkun e Tomorit, si dhe do të përqendrohemi tek infrastruktura në kalanë e qytetit. Investime do të bëjmë edhe në Korçë. Do investojmë 100 milionë euro, teksa BE do të japë fonde të konsiderueshme. Banka Botërore na ka dhënë 15 milionë euro kredi, për të tejkaluar situatën e Covid-19. Për 2021-shin, do të rriten pagat për mësuesit dhe mjekët. Kemi një marrëveshje edhe me Emiratet e Bashkuara Arabe, teksa EBA ka dhënë mbështetje ndaj Shqipërisë në mënyrë të vazhdueshme”, u shpreh Denaj.
Top Channel