Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e kaluara janë kryer 3.399 teste, ndërsa janë regjistruar 1.342 raste të reja me COVID-19.
Në Shkup-479, Kumanovë-52, Dibër-20, Shtip-45, Prilep-84, Tetovë-58, Strugë-52, Veles-59, Manastir-83, Ohër-49, Kavadar-42, Gostivar-63, Gjevgjeli-33, Strumicë-29, Kriva Pallankë-12, Radovish-12, Krushev-5, Koçan-33, Probishtip-10, Demir Hisar-2, Makedonski Brod-2, Pehçev-2, Berovë-4, Vallandov-4, Vinicë-4, Dellçev-22, Kratov-7, Sveti Nikollë-13, Kërçovë-31, Resnjë-13, Negotin-18.
Instituti i Shëndetit Publik sot regjistron 679 pacientë të shëruar nga coronavirusi.
22 persona vdiqën, shtatë pacientë nga Shkupi (70, 61, 73, 81, 62, 65 dhe 69), një nga Kumanova (79), dy nga Shtipi (81 dhe 78), katër pacientë nga Prilepi (84, 68, 69 dhe 79), një nga Struga (77), dy nga Velesi (72 dhe 73), një nga Ohri (87), një nga Gostivari (71), një nga Strumica (67), një nga Krusheva (71) dhe një pacient nga Berova (86).
Top Channel