Në nisje të seancës së sotme plenare, deputeti Kujtim Gjuzi doli kundra financimit nga buxheti i shtetit të partive të opozitës, të cilat braktisën Kuvendin.
Gjithashtu, deputeti Gjuzi kritikoi mospraninë e ministrave të mazhorancës në seancë.
“Partitë që braktisën parlamentin, KQZ i trajton ato me ndihmë financiare, parti që braktisën Kuvendin, që kërkuan të futen me forcë në Kuvend, por falë opozitës së përgjegjshme këtu Kuvendi vijoi punimet”.
“Sa i përket financimit të partive ka një ligj, financimi bëhet për ato subjekte politike që kanë marrë pjesë në zgjedhjet paraardhëse”, replikoi kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.
Më tej Gjuzi shtoi:
“Kam kërkuar interpelancë me Ministren e Infrastrukturës, nuk e shoh as në këtë seancë e mëparshme dhe as në seancën e kaluar. Nuk kanë arsye ministrat të mos vijnë këtu në momentin që hanë dreka-darka me paratë e taksapaguesve shqiptarë. PS është partia që ka pjellë ato partitë e tjera që Kuvendin e lanë bosh”.
Top Channel