Çmimet Kombëtare të Letërsisë/ Kthehen vlerësimet e për gjinitë e harruara. Ja rivalët për 2019

03/12/2020 19:56

Dhjetori është muaji i kurorëzimit të Çmimeve të Letërsisë. Këtë herë në 20 dhjetor jepen çmimet e letërsisë për 2019.

Në ndryshim nga vitet e tjera do të ketë një zgjerim sa i përket zhanreve të gjykuara. juria sapo i ka dorëzuar Qendrëës Komëbtare të Librit dhe Leximit, emrat e atyre që do të gjykohen për t’u finalizuar më 20 dhjetor.

Kush është kjo letërsi e 2019 Alda?

Nga ajo çfarë shoh dhe nga prurjet e 700 titujve që ju dorëzuan jurisë së çmimeve kombëtare që këtë vit kryesohet nga poetja Natasha Lako, kam vënë re që letërsia e vitit 2019 dominohet nga romani. Ai rikthen në skenën letrare emra të njohur të letërsisë shqipe. Do të doja që ky dominim të ishte edhe në zhanre të tjera si letërsia për fëmijë, eseistika apo dhe libri studimor.

Për romanin kandidatët janë Bashkim Shehu, Prec Zogaj, Ylljet Alicka, Mira Meksi e Luan Starova.Ndërsa për tregimi, Agron Tufa, Ana Kove, Dhimitër Anagnosti, Romeo Collaku e Majlinda Rama Nana.

“Viti 2019 dominohet nga autorët e njohur dhe ka shumë pak emra të autorëve të rinj SHpresoj që rikthimi i këtyre cçmimeve të ndihmojë jo vetëm për të nxitur shkrimin e letërsisë së mirë kombëtare, por edhe për të motivuar autorët e rinj për të shkruar në të gjitha këto gjini”.

Zhanre të tjera për çmimet kombëtare është tregimi dhe poezia. Në këtë të fundit janë kandidatë Arian Leka, Skënder Bucpapaj, Aleksandër Cipa, Denada Ndreca dhe Alisa Velaj.

Top Channel