Gra e burra të zemëruar nga Krusha e Vogël dhe Madhe u nisën të enjten drejt Gjykatës së Apelit në Prishtinë për të kundërshtuar vendimin për përgjysmimin e dënimit ndaj kriminelit serb, Darko Tasiq.

Të mbijetuarit e masakrave thanë se vendimi i gjykatës për t’ia përgjysmuar dënimin nga 22 në 11 vjet, ishte një tjetër goditje për ta.

“Darko Tasiq akuzohej nga Prokuroria Speciale se kishte përdhosur trupat e pajetë të shqiptarëve, duke i djegur dhe hedhur në lumin Dri, në afërsi të fshatit Krushë e Vogël.

Poashtu gjatë periudhës 15- 26 mars 1999 bashkë me forcat paramilitare serbe, kishin plaçkitur dhe shkatërruar pasurinë e popullatës civile”

Për këtë, Kryetari i Gjykatës së Apelit, u arsyetua se mbi Tasiq nuk ka prova për vrasje ndaj i ftoi në takim banorët për të arsyetuar vendimin, por të njëjtit kundërshtuan.

Në masakrën e Krushës së Vogël u vranë e u masakruan 113 persona, ku vetëm më 25 e 26 mars të 1999-s në këtë fshat u vranë rreth 109 persona, përfshirë edhe fëmijë të moshës 13-vjeçare.

 

Top Channel