Vlorë, vritet 27-vjeçari/ Policia: Viktima u gjet i pajetë në makinë nga një kalimtar
02/12/2020 01:01
Një 27-vjeçar u gjet i vrarë në Vlorë mbrëmjen e së martës. Viktima u identifikua si Beniamin Bezhani. Ngjarja është raportuar nga një telefonatë e një banori në Fushë-Dukat, Orikumm, i cili njoftoi për një automjet të ndaluar në rrugë dhe se brenda tij kishte një person të pa jetë.
Policia shkoi në vendin e ngjarjes dhe ngrit pika kontrolli, për shoqërimin e personave të dyshuar si autorë të ngjarjes apo që mund të kenë dijeni rreth saj.
27-vjeçari Bezhani para pak kohësh ka qenë i dënuar në Itali dhe dyshohet që ngjarje mund të ketë lidhje me konflikte të vjetra.
Top Channel