Edicioni numër 104 i Kupës së Francës në futboll rrezikon të mos mbahet për shkak të kufizimeve anti Covid-19 të vendosura nga qeveria e drejtuar nga Emmanuel Macron.
Vendimi drastik i pritshëm ka tronditur tifozët në vendin transalpin që rrezikoi jo pak edhe kur në Mars pezulloi kampionatin.
Më parë presidenti i Federatës Nowl Le Grawt kishte shprehur dyshimet e tij për mundësinë e zhvillimit të garës por Kryeministri francez Jean Castex konfirmoi në RMC se do të jetë shumë e vështirë apo edhe e pamundur të organizosh Kupën të Francës.
Kur u pyet nëse ky kompeticion, të paktën këtë sezon ishte “i vdekur”, Castex u përgjigj me një “po” të thjeshtë.
Ajo çfarë la të kuptohej titullari i ekzekutivit është në sinkron me presidentin e FFF. Le Graet kishte shpjeguar se me rifillimin e stërvitjes së vonë të janarit, nuk do të kishte kohë të mjaftueshme për të luajtur kupën pasi sezoni do të duhet të përfundojë në kohë për Kampionatin Evropian. Le Grawt ende shpreson të shpëtojë turneun sepse është një çështje sportive, por edhe ekonomike. Kupa sjell në FFF 36 milionë euro midis të drejtave televizive dhe sponsorëve.
Top Channel