Muzikë në ditët e pandemisë/ Interpretojnë në rrugë për “të kompensuar pagën”

02/12/2020 19:59

Në këto dite të ftohta dimri , kur dhjetori sapo ka hyrë 3 shokët Pirro, Brajan dhe Adi nga skaje të ndryshme të Shqipërisë, janë bërë bashkë në për të na larguar mendjen nga pandemia dhe për të na ngrohur zemrat me muzikë.

“Unë kënaqem kur shikoj njerëzit të buzëqeshin ndalen dhe këndojnë këngët bashkë me ne. Muzika është e rëndësishme në çdo kohë, me pandemi apo jo.

Shoh që ka lëvizje edhe më shumë se më parë, ndoshta ngaqë janë dhe festat. Unë dal kryesisht kur më vonohet rroga se punoj në call center edhe dal i bie kitares”.

Top Channel