Meqenëse jemi në prag të fundvitit dhe vëmendja më shumë është tek artistët shqiptarë, edhe gjatë këtij viti janë grumbulluar të arriturat apo sukseset e tyre në bazë të statistikave të publikuara.
Krahas YouTube, një platformë mjaft e përdorur viteve të fundit është bërë edhe Spotify.
Dhe tashmë këngët shqiptare pas kanalit të tyre zyrtar transmetohen edhe në këtë të fundit, si një platformë e besueshme dhe mjaft e pëlqyer.
Së fundmi, këngëtarët shqiptarë kanë ndarë përmes rrjeteve sociale sukseset e tyre që kanë arritur në Spotify gjatë 2020.
Ata tregojnë se sa njerëz kanë dëgjuar këngët e tyre dhe në sa qytete apo shtete janë transmetuar ato.
Mozzik, DJ Regard, Kidda dhe Majk – janë ndër artistët që kanë ndarë statistikat rreth muzikës së tyre me fansat në rrjetet sociale.
Majk duket se ka mbledhur mbi 12.2 milionë dëgjime dhe këngët e tij janë transmetuar në 92 vende, Kidda ndërkohë ka mbledhur 40.8 milionë dëgjime, DJ Regard në anën tjetër 653.2 milionë dëgjime, Mozzik 94.9 dhe producenti Cricket 5.5 milionë.
Loredana ndërkaq u shpall reperja më e dëgjuar sivjet në hip-hopin gjerman, sipas Spotify.
Top Channel