​Zyrtare, LeBron James vazhdon kontratën me LA Lakers

02/12/2020 19:53

LeBron James ka vendosur të vazhdojë aventurën e tij në Los Angeles Lakers, duke nënshkruar një zgjatje të kontratës dy-vjeçare për 85 milionë dollarë që do ta mbajë atë në ngjyrat verdhë dhe vjollcë deri në vitin 2023. James mund të kishte përfunduar kontratën e tij me Lakers në fund të sezonit 2020-21.

LeBron James ka vendosur të zgjasë kontratën e tij me Los Angeles Lakers, nga e cila ai mund të kishte dalë në fund të sezonit 2020-21, duke sjellë afatin e ri në sezonin 2022-23, duke shtuar kështu dy vjet dhe 85 milionë dollarë.

Kjo u zbulua nga agjenti i tij Rich Paul në Shams Charania të Athletic, me reporterin që theksoi se 2023 është gjithashtu viti në të cilin djali i madh i James, Bronny, do të mbarojë shkollën e mesme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA