Në një intervistë për revistën Forbes kryeministri Edi Rama i jep përgjigje edhe pyetjes rreth fitimit të terrenit të euroskepticizmit duke e bërë kështu Europën një objektiv të largët.

“Absolutisht dhe unë e pohoj fort këtë. Unë mendoj se midis brezit të ri të europianëve, shumë kanë harruar pse u krijua Bashkimi Europian. Është për të ardhur keq që disa njerëzve u mungon kjo ndjenjë e historisë. Europa ka sjellë paqe dhe prosperitet! Ndërsa shqiptarët, të çliruar nga zgjedha komuniste në vitet ’90, ne e shohim Europën si një vend të lirisë dhe stabilitetit. Është gjithashtu e dobishme të kujtohet se nëse Europa ka peshë sot, kjo është për shkak se është e unifikuar. Individualisht, si mund të peshonin fqinjët tanë përballë fuqisë së BRICS-it, me Kinën në mendje? Uniteti është force, Sa për këto kriza ekzistenciale që po kalon BE, unë mund të ndaj vetëm vizionin e Emmanuel Macron. Presidenti juaj ka të drejtë që dëshiron të përparojnë 27 vendet përmes ndikimit të ”qarqeve”, si çifti franko-gjerman, sepse fati i këtyre dy vendeve është të vendosin veten në pozicionin e lokomotivës. Mekanizmat duhet të zhvillohen qartë për të kapërcyer bllokimet e kryera nga “vendet e vogla”. Kjo është bindja ime”.

Në këtë intervistë kryeministri Edi Rama flet edhe për përpjekjet në thithjen e investimeve të huaja.

“Në të njëjtën kohë, ne jemi në proces të ndryshimit të legjislacionit për të ndërtuar një ekosistem financiar, i aftë për të tërhequr liderë ndërkombëtarë nga teknologjia dhe financat (tregtarët, për shembull) përmes stimujve dhe masave konkurruese. Ambicia jonë është të ndërtojmë një “Zonë të Lirë”, mbi bazën e asaj që mund të ekzistojë në Dubai. Në veçanti, ne jemi duke finalizuar një ligj që synon ”Digital Nomads”, së shpejti ata do të jenë në gjendje të përfitojnë nga një status pa taksa, nga një aeroport i ri ndërkombëtar në qytetin bregdetar të Vlorës, në Rivierën Shqiptare”.

Top Channel