111 vite më parë, në 1 Dhjetor të vitit 1909, me vendim të Kongresit të Elbasanit do të hapej shkolla Normale e Elbasanit, i pari dhe i vetmi institucion që do të përgatiste mësues të cilët më pas do të përçonin Gjuhën Shqipe në të gjitha trojet shqipfolëse.
Dokumentat dhe objektet më të rëndësishme të asaj kohe sot ruhen në muzeun e shkollës Normale, sot shkolla “Luigj Gurakuqi” Elbasan.
Drejtori i parë i shkollës Normale ishte patrioti i shquar shkodran Luigj Gurakuqi, ndërsa mësuesit e parë ishin figurat më të shquara të kulturës shqiptare, të shkolluar jashtë atdheut, si Aleksandër Xhuvani, Simon Shuteriqi, Salih Ceka etj.
Ky dokument daton plot 111 vite më parë. është dëftesa e parë e parë e shkollës normale të Elbasanit. Më pas mësuesit e dalë nga kjo shkollë do të pushtonin të gjitha trojet shqipfolëse, sidomos zonat e thella malore e deri në Kosovë e Çamëri. Janë pikërisht nostalgjikët e këtyre zonave, ish normalistë, ata që sot janë vizitorët më të rregullt të muzeut.
Shkolla Normale e Elbasanit mban titullin e artë “Nderi i Kombit” akordur nga Presidenti i republikës në vitin 2014.
Top Channel