Kina ul sondën në sipërfaqen e hënës për mbledhjen e mostrave shkëmbore

01/12/2020 21:49

Kina njoftoi sot se ka ulur me sukses në hënë sondën e saj kërkuese të quajtur Chang’e 5, të quajtur sipas perëndeshës mitologjike kineze të hënës, e cila do të mbledhë mostra gjatë dy ditëve në vijim, në nje mision te kontrolluar nga toka.

Kjo është tentativa e parë e mbledhjes së mostrave nga hëna që prej viteve 1970-të, dhe do të realizohet me anë të krahut robotik të sondës, i cili shpon në sipërfaqe dhe pritet të mbledhë rreth 2 kg mostra.

Nëse mbyllet me sukses misioni e bën Kinën vetëm vendin e tre të tokësor që merr mostra nga hëna, pas SHBA dhe Bashkimit Sovjetik disa dekada më parë.

Astronautët e SHBA kanë sjellë në tokë një total prej 382 kilogramë dhe e shkëmbinj nga hëna  në vitet 1969 e 1972 gjatë programit hapësinor Apollo, kurse Bashkimi Sovjetik raportohet se ka mbledhur disa kilogramë mostra në vitin 1976.

Misioni mund të ndihmojë në përgjigjen e pyetjeve si për shembull, sa kohë ka qëndruar vullkanikisht aktiv trupi qiellor në brendinë e tij, apo kur është shuar fusha e tij magnetike, kjo e fundit faktor kyç për mbrojtjen e jetës së gjallë nga radiacioni i diellit.

FOTO GALERI
1/4
Kina ka ulur me sukses në hënë sondën e saj kërkuese të quajtur Chang'e 5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA