Hapet spitali “Covid 4”/ Shtrohen pacientët e parë, kapaciteti është 100 shtretër

01/12/2020 00:35

Mbrëmjen e së hënës në Tiranë u hap spitali i katërt Covid që priti pacientët e parë.

Ky spital që është ngritur në mjediset e ish universitetit Kristal dhe ka kapacitet 100 shtretër. Atje po dërgohen pacientët që përmirësohen pas trajtimit në 3 spitalet Covid, te infektivi, Shefqet Ndroqi dhe ish-Kirurgjia.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se të gjithë skenarët do të zbatohen hap pas hapi.

Top Channel