38 vjeçari Radik Tagirov, raportohet se ka pranuar vrasjet, pas identifikimit nga provat e ADN dhe shenjat e këpucëve.
Hetuesit në Rusi thonë se kanë kapur njeriun përgjegjës të të paktën 25 vrasjeve, të njohur ndryshe si “maniaku i Vollgës”.
Autoritetet thonë se Radik Tagirov, ka pranuar serinë e vrasjeve të 26 grave të moshuara që kishte terrorizuar Rusinë në vitet 2011 e 2012, pas identifikimit me prova të ADN-së, gjurmëve të këpucëve dhe detaje të tjera nga skenat e krimeve.
Tagirov bindte me mashtrim gratë e moshuara për të hyrë në apartamentet e tyre, duke u hequr si elektriçist, hidraulik apo punonjës mirëmbajtjeje.
Më pas ai sulmonte viktimat e tij duke i mbytur me duar ose me objekte që gjente në shtëpi, si për shembull përparëse apo veshje të tjera. Shumica e viktimave të tij ishin më të moshuara se 70 vjeç.
Shpeshherë ai grabiste viktimat e tij, ndërsa në disa raste nuk i prekte sendet me vlerë. Ai mbante doreza dhe pastronte skenat e krimeve për të mos u zbuluar nga autoritetet.
Vrasjet e kryera në vitet 2011 e 2012, u regjistruan në qytetet ruse si Kazan, Samara, Tolyatti, Izhevsk, Ufa e të tjera. Disa vrasje të tjera dyshohet se janë kryer në Urale, por numri i saktë i viktimave të tij nuk është përcaktuar.
Killeri kishte qëndruar në qetësi pas vitit 2013, por një seri vrasjes rinisi në 2017 e cila shkaktoi panik mes publikut.
Top Channel