Asnjë gjurmë prej tre ditësh, fillojnë kërkimet për peshkatarin 32-vjeçar në Durrës
01/12/2020 13:30
Sot kanë filluar kërkimet për peshkatarin 32-vjeçar të humbur në det, i cili është zhdukur pa lënë gjurmë prej 29 nëntorit.
Policia kufitare, ajo e shtetit, polumbare dhe shokë e familjarë të tij janë organizuar me mjete lundruese në kërkim të peshkatarit, krehja ka nisur nga porti detar e deri në zonën e Kallmit. Fatkeqësisht deri tani nuk ka asnjë rezultat.
Ai doli nga shtëpia me veshjen e zhytësit për të peshkuar, por pasi nuk u kthye në banesë, familjarët njoftuan policinë.
Top Channel