Një 32-vjeçar, nga qyteti i Durrësit është zhdukur pa lënë gjurmë prej ditës së djeshme.

Familjarët e tij kanë njoftuar policinë, pasi i riu nuk është kthyer në banesë, pasi ka dalë nga shtëpia me veshjen e zhytësit për të peshkuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijojnë kërkimet nga forcat e Policisë, polumbarët dhe Forcat Detare.

Durrës/Informacion paraprak

Gjatë ditës së djeshme, jemi njoftuar nga familjarët e shtetasit S. P., 32 vjeç, i cili ishte futur në det për të peshkuar, dhe kishte humbur kontaktet me familjen.

Vijojnë kërkimet nga forcat e Policisë, polumbarët dhe Forcat Detare.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojn për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Top Channel