Andi ka dy fjalë për Sindin: Për mua si And i humbe vlerat, më vjen turp…

01/12/2020 19:02

Andi replikoi me Sindin pas situatës së ndodhur puntatën e djeshme, ku ajo dhe Melisa debatuan.

Sindi iu drejtua Melisës me fjalë tepër të rënda duke i thënë: “Nuk jam si ti që e bën për një kafe, unë do e bëj me atë që e ndjej”. Ndërkohë pas kësaj deklarate, vajza nga Laçi vendosi të largohej nga studio. Nga ana tjetër, Andi, i cili këtë javë do të jetë në një takim me Melisën, e cilësoi të gjithë skenën e krijuar si një turp. Ai i tha se e ka humbur respektin ndaj Sindit duke shtuar se nuk i takon 22-vjeçares të ofendojë një femër. Ndërsa Sindi i mëshoi faktit që ka të drejtë dhe idesë se Melisa ishte ajo që e ofendoi e para, prandaj edhe debati agravoi në atë lloj mënyre.

Andi: Me vjen turp që ndodhi kjo gjë. Janë gjëra patetike dhe ke bërë një koment pa lidhje. Melisa iu drejtua Mevlanit. Ti çdo gjë e merr shumë personale. Për mua si And i ke humbur të gjitha vlerat. Ty nuk të takon të ofendosh një femër.

Sindi: Përse mund të merren fjalët e mia si ofendim.

Andi: Në vendin tënd mund të ishte Tea. Nuk kishte rëndësi nëse do të ishe ti. I tha të pëlqen seksi 200 %. Në këtë rast ishe në takim me të dhe i tha që ti përse dole me Sidnin kur të pëlqen seksi.

Sindi: Nëse Sindi i thotë, e ka shumë gabim, nëse i thotë Melisa, ka të drejtë.

FOTO GALERI
11/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA