Ana e re në takim me Elvisin/ Bukuroshja nuk i kursen fjalët e mira për djalin: U ndjeva komode, ekziston kimia

01/12/2020 19:46

Pas tre takimesh radhazi me Tean, Elvisi nuk u zgjodh më nga bukuroshja, e cila vendosi të ftonte një tjetër konkurrent, Erlindin.

Ndërkohë artisti i tatuazheve u ftua në takim nga Ana Kauri, takim i cili u pasqyrua puntatën e kësaj të marte. Teksa ndodheshin në një dyqan këpucësh duke provuar produktet e shumëllojshme, dyshja nisi bisedat njohëse. Ana deri diku u shfaq xheloze për takimet e mëparshme të Elvisit, duke i justifikuar këto reagime si “ngacmime”.

Ndërsa Elvisi, u prezantua disi i rezervuar dhe lejoi Anën të dominonte takimin. Kjo gjë nuk kaloi pa u vënë re nga opinionisti Arjan Konomi, i cili ia shprehu hapur djalit këtë “stepje”. Ndërkohë Ana bëri një vlerësim mes takimit që pati me Elvisin dhe me atë që pati me Andin. Bukuroshja theksoi se në takimin me Elvisin është ndjerë tepër komode dhe kuptoi se mes tyre ekziston një kimi paraprake. Ndërsa për takimin me Andin tha se ia kaloi shumë mirë, por arriti ta njihte më shumë 24-vjeçarin. Kujtojmë që këtë puntatë u transmetua vetëm pjesa e parë e takimit të tyre, me dy pjesët pasuese, që priten të transmetohen puntatën e ardhshme.

Ana Kauri: Mua më pëlqen të ngacmoj dhe gjërat që kam vënë re përse mos ia them. Unë do ia them këto. Realisht pjesa e parë më pëlqeu, kishte ngacmimet e vogla që mua më pëlqen. Me Elvisin e kisha atë kiminë. (Cili takim shkoi më mirë, ai me Andin apo Elvisin?) Unë zgjedh atë me Elvisin. Nuk kam arritur ta zbuloj. Andi ka folur, por Loko ishte më i rezervuar dhe dua të nxjerrë luanin.

FOTO GALERI
6/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA