Shpërthimi masiv i vullkanit detyron me mijëra të braktisin shtëpitë (foto)

30/11/2020 18:10

Një vullkan ka shpërthyer së fundmi në Indonezi duke lëshuar hi dhe tym deri katër kilometra lart në qiell, ndërsa më shumë se 2,700 njerëz janë evakuar duke kërkuar mbrojtje.

Zëdhënësi i agjencisë së emergjencës së provincës jugore Nusa Tenggara, Raditya Jati, tha në një deklaratë se vullkani i malit Ile Lewotolok ka shkaktuar panik mes atyre që jetojnë në zonë. Indonezia ka rreth 130 vullkane aktive, më shumë se çdo vend tjetër i botës.

Shumë prej tyre nisin nivel të lartë aktiviteti disa javë ose disa muaj para shpërthimit.

Rreth 2,780 njerëz nga 26 fshatra kanë kërkuar ndihmë për strehim, shtoi Jati. Muhammad Ilham, një 17-vjeçar dëshmitar i shpërthimit, tha se rezidentët ishin në panik dhe kërkonin mbrojtje.

Qendra indoneziane e vullkaneve tha në faqen e saj të internetit se zona pranë vullkanit është e mbushur me re të nxehta tymi, rrjedhje lave dhe gaze helmuese.

Kreu i qendrës tha se statusi i rrezikut të vullkanit është ngritur në nivel të dytë, nga katër të mundshme, prej rritjes së kërcënimit.

Agjencia tha se vetëm tre vullkanë të tjerë kanë arritur në këtë nivel. Mes tyre përfshihen vullkani Merapi në ishullin e Java dhe Sinabung në Sumatra, të cilët shpërthyen këtë muaj.

FOTO GALERI
1/3
Një vullkan ka shpërthyer së fundmi në Indonezi duke lëshuar hi dhe tym deri katër kilometra lart në qiell

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA