“Për’Puthen” një fenomen/ 100 milionë klikime në 60 puntata, Bora Zemani falenderon shikuesit

30/11/2020 18:36

Jo thjesht një emision, “Për’Puthen” është kthyer një fenomen që “troket” nga e hëna në të premte në shtëpitë e çdo shqiptari.

Në vetëm 60 puntata, “Për’Puthen” ka arritur të grumbullojë plot 100 milionë shikime në platformën e Top Channel në “Youtube”, pa i shtuar këtu shikueshmërinë nëpërmjet valëve televizive. Një rekord ky, i cili ka si protagonist kryesorë konkurrentët, të cilët kanë zgjedhur që njohjet, që shpesh ndodhin jashtë kamerave, t’i realizojnë në sytë e vëmendjen e të gjithëve. Këtë lajm, e konfirmoi moderatorja Bora Zemani, e cila falenderoi të gjithë shikuesit për suportin e tyre.

“Rekord i vendosur për herë të parë në Shqipëri, përputhen ka arritur të marrë 100 milionë në youtube, për 60 puntata. Në Shqipëri nuk ka një matës audience të besueshëm, ne i besojmë sistemit të Youtube që është tepër i besuar dhe i saktë. Falenderoj teleshikuesit që janë bashkë me ne, i falenderoj shumë”, tha Bora Zemani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA