Klubi Vllaznia do shitet/ Privatizimi do bëhet me ankand. Vlera fillestare është 507 milionë lekë

30/11/2020 19:45

Pas 8 viteve nen administrimin e bashkise se Shkodrës, miliardave leke te taksapaguesve shkodrane te shpenzuara per luftën per mbijetese, dhe pasi festoi 100 vjetorin e krijimit ne menyren me te keqe ne kategorinë e pare,  ka shprese per ekipin e Vllaznise.

Këshilli bashkiak i Shkodrës, ka miratuar fillimin e procedurave te privatizimit te klubit. Per tifozët shkodrane ky është një lajm i shumëpritur ndërsa për specialistet konsiderohet si fillimi i rikthimit tek lavdia.

I menjëhershm ka qenë edhe reagimi i personave te interesuar për privatizimin e klubit. Valter Fushaj, ish presidenti i  Vllaznise ka shpallur kandidaturen teksa ben thirrje që ky proces te mos përdoret nga politika.

Shitja e klubit do te behet përmes ankandit me vlerën fillestare 507 milion dhe në treg do të dalin 100% te aksioneve. Problem mbeten borxhet ndaj Ministrisë se Financave që kapin vlerën e 1.7 miliard lekë por bashkia shpreson qe qeveria të falë një pjese të tyre.

 

Top Channel