Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës një laborator në Shkodër i cili ka fituar tenderin për monitorimin e cilësisë së ujit të pijshëm, por analizat i ka kryer pa marrë mostër.

Fiksi siguroi dokumente dhe fakte që vërtetuan se laboratori raportonte që ka marrë mostrën në 5 shtator, ndërkohë që sipas dokumentave analizimi ka nisur në 3 shtator. Pra pa u marrë mostra e ujit ka filluar analizimi i tij.

Kjo ka ndodhur në institucionin e Ujësjellës Kanalizimeve Shkodër, i cili ka lidhur një kontratë për monitorimin e cilësisë së ujit të pijshëm, me ECM studio ,duke u bazuar në tre stacione pompimi, në Dobraç, Bahçallëk dhe Trush.  Këto analiza ky laborator nuk i kryen të gjitha ndaj sipas UKSH ekziston një kontratë e ECM me një laborator në Podgoricë.

Ujësjellësi Shkodër në datë 28 korrik ka nxjerrë një urdhër prokurorimi për zhvillimin e një tenderi që do bënte të mundur monitorimin e cilësisë së ujit. Fitues për këtë tenderim  u shpall laboratori ECM  me ofertën më të ulët. Kontrata nëpërmjet ujësjellësit dhe laboratorit u nënshkrua në datën 11 gusht 2020 me një vlerë prej 390.000 lekësh e cila me tvsh shkon 468.000 lekë. Gjithashtu në këtë kontratë është theksuar se monitorimi i cilisë së ujit duhet të kryhet nëpërmjet metodës ISO që përcaktohet në VKM e datës 25.05.2016. Ndërkohë në dokumentat e dorëzuara pranë ujësjellësit, laboratori ECM thotë se pjesën më të madhe të analizave e ka kryer në Podgoricë me laboratorin CETI.

Gazetarët e Fiksit kërkuan kontratën e lidhur mes dy laboratorëve, por kjo kontratë mungonte tek UKSH. Juristët thonë se për arsye se kontrata është shumë voluminoze dhe përmban 200 faqe të shkruara nuk e kanë mbajtur. Juristët pavarësisht se premtuan që do e marrin kontratën dhe do ua vinin në dispozicion Fiksit nuk e bënë,  dhe justifikimi mbetet po i njëjti,  volumi i madh prej 200 faqesh. Gazetarët e Fiksit nga dokumentat që ju vunë në dispozicion nga ujësjellësi vërejtën se raporti i hartuar nga laboratori ECM tregon se për analizimin e cilësisë së ujit mostra është marrë në datën 05.09.2020 .  Po nga këto dokumenta  laboratori  nënkontraktor CETI ka kryer analizimin e cilësisë së ujit në 03.09.2020 . Pra edhe pse ende nuk ishte marrë mostra e ujit analizimi i tij kishte filluar duke vënë në pikëpyetje të gjithë monitorimin e cilësisë së ujit.   Edhe pse në VKM janë përfshirë shumica e medotave të monitorimit, nga ky laborator nuk është respektuar asnjë metodë.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel