Festat vetëm me familjen/ Gjirokastër, pandemia i shtyn banorët t’i rikthehen traditës 100-vjeçare

30/11/2020 15:31

Festat e Nëntorit në Gjirokastër pothuajse nuk u ndjenë fare në mjedisin publik, por në planin individual të shprehurit rreth tyre ishte më cilësor.

Ky vit shënoi numrin më të madh të festave brenda familjeve, të iniciativave gati personale për të ngritur flamuj në majat e maleve apo të flamujve kombëtarë të ekspozuar në ballkonet dhe dritaret e banesave.

Nuk është hera e parë tregon studiuesi Ilir Lluri, që historia i ka detyruar banorët e Jugut të përshtasin qasjen e tyre ndaj festës kombëtare. Ai sjell në vëmendje 8 vitet mes vitit 1912 dhe 1920, kur ende Pavarësia festohej në fshehtësi dhe pikërisht në 1920 tërmetin e Nëntorit që shkaktoi shumë viktima në Tepelenë e që sërish e zbehu atmosferën.

Pandemia ashtu si rrethanat e vështira historike apo katastrofat natyrore kanë sjellë sipas Ilir Llurit vazhdimisht gjetje që e kanë zhveshur festën nga ana formale por e kanë zhvendosur atë në mjedise më të ngushta si banesat duke i dhënë asaj karakter më kuptimplotë.

Top Channel