Policia argjentinase ka kontrolluar shtëpinë dhe zyrën e mjekut të Diego Maradona-s, ndërsa autoritetet hetojnë vdekjen e futbollistit të madh.
Maradona vdiq të mërkurën e kaluar në moshën 60-vjeçare në një shtëpi në qytetin Tigre, Argjentinë. Që nga ajo kohë, policia ka sekuestruar dokumente dhe celularë nga Dr. Leopoldo Luque, sipas agjencisë së lajmeve të Argjentinës “Telam”, si pjesë e një hetimi rreth vdekjes të kryer nga prokurori John Broyard.
Luque, i cili trajtoi Maradonën i tha medias lokale se ai është i bindur në pafajësinë e tij dhe do të bashkëpunojë me autoritetet. Të shtunën, si pjesë e të njëjtit hetim, tre nga vajzat e Diego Maradonas – Dalma, Gianina dhe Jana – dëshmuan në gjykatë, thanë dy burime për CNN.
Duke folur për “CNN TN” të dielën, Luque tha se po vuante nga humbja e mikut të tij, por tha se nuk mund të kishte bërë më shumë për ta ndihmuar atë. Në fillim të këtij muaji, Maradona iu nënshtrua një operacioni të suksesshëm për një hematomë subdurale, më shumë i njohur si një mpiksje gjaku në tru dhe ishte shëruar në shtëpi.
Ai luftoi me abuzimin me substancat dhe varësinë pas një karriere të shkëlqyer në futboll.
Top Channel