127 pacientë të infektuar me COVID-19 janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës.
Nga spitali kanë njoftuar se 4 pacientë janë në respirator dhe 100 të tjerë janë në oksigjeno-terapi. Ndërsa 25 pacientë janë në gjendje më të rëndë. Po ashtu janë edhe 32 pacientë të infektuar me COVID-19, 9 mjekë, 12 infermierë dhe 11 punëtorë të administratës dhe shërbimit teknik.
“127 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 4 pacientë janë në respirator, 100 pacientë janë në oksigjeno-terapi, ndërsa nga këta 25 pacientë janë në gjendje më të rëndë. Nga Personeli i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë aktualisht janë 32 të infektuar me Covid-19 dhe atë 9 mjekë, 12 infermierë dhe 11 punëtorë të Administratës dhe Shërbimit Teknik”, thuhet në njoftimin e spitalit.
Përndryshe gjatë fundjavës së fundit, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 531 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor dhe nga këta 57 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtejshëm.
Top Channel