Video/ E veshur me ngjyrat e flamurit, Bebe Rexha feston 28 nëntorin

29/11/2020 06:27

Dje me datë 28 nëntor shqiptarët në mbarë botën festuan Ditën e Pavarësisë, ku këtyre festave nuk u munguan personazhet VIP.

E kthyer në traditë, shqiptarët e Amerikës zhvillojnë festime edhe parada për ditën e Pavarësisë. Në një paradë të zhvilluar në Amerikë ka marrë pjesë edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha.

Në një video të shpërndarë në Instagram ajo shikohet në paradë duke festuar 28 Nëntorin. Bebe kishte vendosur një kapele me shqiponjë dhe në krahë mbante flamurin shqiptar. Vidoja ka në sfond një këngë që i dedikohet Adem Jasharit, heroit të Kosovës i cili ka lindur më 28 nëntor.

Ju ftojmë të shikoni videon:

FOTO GALERI
1/7

Top Channel