Sfida në “Beauty” ka hyrë në një fazë tepër të “nxehtë”.

Konkurrenca mes personazheve është më evidente, por edhe debatet gjithashtu. Puntatën e javës së kaluar, Valentina, pas një debati me Valterin, vendosi të largohej nga studio. Djali e cilësoi Valentinën si një person “fallco”, pasi kjo e fundit hezitoi të tregonte emrin e personit që kishte realizuar punimin më të dobët.

Mirëpo gjatë javës, Valentina, ka kërkuar nga produksioni një rikthim në studio, ku shpjegoi detajet që dërguan më pas në agravimin e situatës në atë mënyrë. Valentina tha se kohët e fundit ka pasur vajzën sëmurë, e kjo ka ndikuar në akumulimin e emocioneve të saj. Ajo nuk ngurroi t’i kërkonte falje publikut dhe produksionit për sjelljen e bërë, duke kërkuar dhe një mundësi të dytë. Produksioni, të gjithë peshën e ripranimit ia la konkurrentëve të cilët të gjithë në mënyrë unanime dhanë po-në e tyre.

 

“Arsyeja e rikthimit është falë publikut që më ka mbështetur shumë dhe i falënderoj, i kërkoj falje publikut dhe produksionit, kjo ishte arsyeja që jam këtu. Një falënderim të veçantë kam për konkurrentët që më mbështetën, ju dua. Javë pas jave unë kam mbajtur në vetën time, kam pasur një problem familjar, kam pasur vajzën e sëmurë. Fatmirësisht sot ajo është shumë mirë. Nuk isha në gjendje të mirë emocionale dhe të mbyllja bisedën aty”, tha Valentina.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA