Jo vetëm një këngëtare e merituar, Maya surprizoi këtë të diel në rubrikën “N’fermë” në “E Diell”, edhe në aftësitë e saj në qëndisje.

Teksa qëndiste flamurin kombëtar, pranë saj afrohet gazetari Ervin Kurti, i cili  me anë të pyetjeve të tij e riktheu këngëtaren në fëmijëri.

 

Ai e pyeti Maya-n për babain, nënën, familjen, këshillat e dhëna nga ato, ndërsa nga krahu tjetër, këngëtarja iu përgjigj me detaje çdo pyetje të bërë.

 

 

“Ne kemi pasur harmoni, kjo vinte nga dashuria që kemi pasur për njëri-tjetrin, barazia që kishim për njëri-tjetrin. Kemi pasur baba autoritar dhe mama autoritare. Kjo më mësoi të jem korrekte në jetë, më mësoi të kem respektin e duhur për më të mëdhenjtë. Më mësoi të përballoj jetën, vështirësitë”, u shpreh Maya.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA